Integrimi i Shqipërisë, Holanda pranon: Të ndarë nga Maqedonia e Veriut, nëse nuk pranojnë propozimin francez

Publikuar më: 5/7/2022, ora 10:17

Integrimi i Shqipërisë, Holanda pranon: Të ndarë nga Maqedonia e Veriut, nëse nuk pranojnë propozimin francez

Publikuar më: 5/7/2022, ora 10:17

Në konferencën e përbashkët për shtyp mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij holandez Mark Rutte u fol kryesisht për procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian dhe për bashkëpunimin mes 2 shteteve.

“Iu bëj thirrje Shkupit të pranoj kompromisin francez, për të cilin secili fiton dhe humbet diçka, por është përmbledhja e një rezultati të drejtë. Në qoftë se kjo nuk pranohet, do të ketë më shumë mbështetje në Europë që Shqipëria ta fillojë procesin e ndarë nga Maqedonia e Veriut”, deklaroi ndër të tjera Rutte.

Rama shtoi se kjo do të ishte mundësia që Shqipëria ta niste këtë proces pasi në të kundërt do të duhet të presë për shumë vite.

“Është për të ardhur keq në qoftë se do të ketë një pengesë në Parlament, përndryshe më vjen keq ta them se do të duheshin shumë vite të tjera, sepse askush nuk do të rifilloj sërish procesin”, shtoi Rama.

Rutte iu përgjigj edhe pyetjes për Ballkanin e Hapur, duke e mbështetur këtë nismë. “Mendoj se fakti që kjo nismë ka shkuar përpara është tejet pozitive”, ishin fjalët e tij.

Në konferencën e përbashkët, u fol edhe për investimet holandeze në Shqipëri, kryesisht në fushën e energjisë.