Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Michel në Shkup: Negociatat nisin ditët e ardhshme nëse pranoni propozimin francez

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 15:01 | Ballkani
Michel në Shkup: Negociatat nisin ditët e ardhshme nëse pranoni

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të pranojë propozimin francez, duke premtuar se do të mbrojë identitetin maqedonas, në mënyrë që negociatat për anëtarësim të nisin në ditët e ardhshme. Nëse ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë zgjidhet, përfiton automatikisht edhe Shqipëria.

“Jam i bindur që është një zgjidhje e ekuilibruar, që është për të mirën tuaj. Nëse thoni po, atëherë konferenca e parë do të organizohet në ditët e ardhshme”, tha Michel në një konferencë për mediat me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Nga ana e tij, Kovaçevski sqaroi se po pret përfundimin e procesit konsultues për ta firmosur planin Macron, që heq pengesat për nisjen e negociatave te anëtarësimit edhe për Shqipërinë.

https://a2news.com/2022/07/01/rama-skemi-asnje-problem-me-bullgarine-vellezerit-ne-maqedoni-te-pranojne-propozimin/

Michel, e nisi mes protestash vizitën një ditore në Maqedoninë e Veriut. Fillimisht ai u takua me presidentin, Stevo Pendarovski, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në politikë dhe natyrisht integrimin në Bashkimin Europian. Të dy u pajtuan se pranimi i propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë do të mundësojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Michel dhe Pendarovski diskutuan dhe për shqetësimet e qytetarëve për ruajtjen e identitetit kombëtar, me presidentin maqedonas që kërkoi garanci nga Brukseli për këtë çështje.

https://a2news.com/2022/07/04/maqedonia-e-veriut-opozita-eshte-kunder-propozimit-francez-qeveria-vijat-e-kuqe-nuk-shkelen/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu