Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“SHELL ka zbuluar sasi të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri”, Rama nga Holanda: Ndryshon të ardhmen tonë dhe të Europës

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 10:21 | Politikë
“SHELL ka zbuluar sasi të mëdha nafte dhe gazi në

Kompania holandeze SHELL ka zbuluar sasi të mëdha nafte dhe gazi në vendin tonë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në takimin me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencialë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se ky zbulim do të ndikojë në të ardhmen e vendit tonë dhe atë energjetike të Europës.

https://a2news.com/2022/07/05/me-kujtohen-vetem-gropa-dhe-mercedeze-te-zinj-nga-shqiperia-e-vitit-92-biznesmeni-holandez-ndryshimi-eshte-fenomenal/

“Holanda e pranishme në Shqipëri. Ne kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin tonë publik, rajonal dhe përtej rajonit, një zbulim shumë të rëndësishëm që “Shell” po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës në nëntokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë, por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama.

Ndërkohë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shprehu padurimin për rezultatin e eksplorimit të SHELL dhe theksoi që do të jetë një zbulim i madh.

“Sa i takon energjisë, SHELL po punon në Shqipëri prej kohësh dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit që do të jetë një zbulim i madh, por pa na dhënë detaje për atë çka presim. Shqipëria do të prodhojë sasi të rëndësishme gazi dhe nafte, e ndarë në 40% gazi dhe nafte 60%”.

Ndërkohë, ministrja e Financave, Delina Ibrahinaj, evidentoi lehtësitë fiskale dhe ligjore për investuesit në Shqipëri.

“Çdo kompani hedh sytë nga vendet që kanë stabilitet politik e ekonomik. Shqipëria ka dëshmuar që i ka. Kemi punuar për të krijuar procedura të lehta të aksesueshme e transparente dhe investimi në digjitalizim ka kontribuar për këtë gjë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë