85-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, arrestohet i biri si autor i dyshuar i vrasjes

Publikuar më: 6/7/2022, ora 15:44
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

85-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, arrestohet i biri si autor i dyshuar i vrasjes

Publikuar më: 6/7/2022, ora 15:44

Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia e Divjakës, pasi dyshohet se ka vrarë babain e tij, 85 vjeç.

Policia thotë se ka gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasin Mitër Stasa, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi Andrea Stasa, 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.