Franca përgatitet për një “ekonomi lufte”

Publikuar më: 6/7/2022, ora 08:52
macron 2 1280x720

Franca përgatitet për një “ekonomi lufte”

Publikuar më: 6/7/2022, ora 08:52

Qeveria e Emmanuel Macron po studion një “ekonomi lufte”, që do të lejojë vendin të mbijetojë dhe të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e popullit. Presidenti i sapozgjedhur i Francës ka aktivizuar politikën e mbrojtjes dhe nëpërmjet Ligjit të Programimit Ushtarak të vendit, ka pasur rritje të buxhetit të mbrojtjes, masë që NATO miratoi për të gjitha vendet në Samitin e Madridit, përveç blerjes së armëve. Shpenzimet për armë u rritën me 5% në mbarë botën dhe Franca është tani eksportuesi i tretë më i madh i armëve në botë.

Këshilli i Ministrave francezë do të miratojë edhe ligjin e “fuqisë blerëse”, në të cilin do të përfshihet një seksion i “sovranitetit energjetik”, me anë të të cilit qeveria do të mund të operojë impiantet e gazit në rast të problemeve me furnizimin.

Përveç kësaj, do të përfshihen përjashtime për të përshpejtuar rifillimin e punës së uzinës së qymyrit Saint-Avold, që kur të vijë dimri popullsia të mos ndjejë të ftohtin. Kjo fabrikë, e njohur si Emile-Huchet, u mbyll përfundimisht në mars dhe Franca shpreson ta rikthejë në funksion nga 1 tetori.

Për Macron është e rëndësishme të “organizohet e ardhmja” dhe në tetor parashikohet se mund të jetë ftohtë në pjesë të ndryshme të vendit dhe ngrohja do të jetë e nevojshme.