Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Java e kulturës turke, 300 vepra të ekspozuara në Bibliotekën Kombëtare, shumë të tjera në galeritë e kryeqytetit

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 14:56 | Aktualitet
Java e kulturës turke, 300 vepra të ekspozuara në

Ndonëse kinemaja turke po mirëpritet thuajse në të gjithë Europën, veprat letrare, skenarët e pa diskutim historitë që më së pari jetojnë në fletët e librit, nuk kishin si të mungonin në javën e kulturës turke.

Dhe Biblioteka jonë Kombëtare ka ekspozuar pikërisht disa nga veprat më interesante që janë përkthyer sot në shqip nga letërsia turke.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha, nënvizoi se bëhet fjalë për “rreth 300 vepra të përkthyera nga turqishtja në shqip, pjesë e programit të Ministrisë së Kulturës turke, dhe rezultat i vazhdimit të një tradite të gjatë”.  

Kjo ekspozitë erdhi edhe si një kurorëzim i memorandumit të nënshkruar nga dy institucionet e librit, ku drejtuesit zotohen se do të shkëmbejnë jo vetëm letërsinë, por edhe mënyrën sesi e përcjellin librin te publiku.

Jemi të pranishëm në Tiranë për javën e kulturës turke, por është kënaqësi të krijojmë ura bashkëpunimi, kjo marrëveshje është bashkëpunimi i 40-të që firmosim, që është edhe një ogur i mirë, tha Ali Odabas, drejtor i Bibliotekave dhe Botimeve të Turqisë.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay shtoi se “në sajë të marrëveshjeve, bashkëpunimeve kanë afruar vendet, janë hapa të qëndrueshme në lidhje me këto bashkëpunime. Artistët kanë në mendje një mikpritje fantastike në Shqipëri”.

Gjatë kësaj jave në Tiranë nuk ka munguar as kuzhina tradicionale turke, ekspozitat, ansambli i këngëve dhe valleve turke, njëlloj si edhe një shfaqje kontemporane që u ngjit në Teatrin e Operas dhe Baletit nga artistët që mbërrijnë në Tiranë për të na prezantuar kulturën e tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu