Luftimet në rajonin e Donbas, autoritetet: Të evakuohen 350 mijë civilë nga Donetsk

Publikuar më: 6/7/2022, ora 18:50

Luftimet në rajonin e Donbas, autoritetet: Të evakuohen 350 mijë civilë nga Donetsk

Publikuar më: 6/7/2022, ora 18:50

Autoritetet në rajonin e Donetsk në lindje të Ukrainës u bëjnë thirrje 350 mijë civilëve të largohen menjëherë, ndërsa pritet përshkallëzim iofensivës ruse.

Guvernatorit i Donetsk, i cili është bërë objektivi i ri i ushtrisë së Moskës pas pushtimit të rajonit fqinj të Luhansk tha se evakuimi i qytetarëve ishte I nevojshëm për të shpëtuar jetët njerëzore në vazhdën e avancimit rus.

Sipas tij, fati i të gjithë vendit do të përcaktohet nga beteja në rajonin e Donbas. Thirrja për evakuim vlen kryesisht për qytetin e Sloviansk, i konsideruar si thelbësor pas rënies së Severodonetsk dhe Lisichansk.

Në raportin e fundit të inteligjencës britanike, thuhet se “ekziston një mundësi reale që ajo për qytetin e Sloviansk të jetë beteja tjetër kyçe në luftën për Donbasin”.

Zyrtarët ukrainas thanë se Sloviansk ka qenë nën shënjestrën e bombardimeve të ashpra gjatë ditëve të fundit. Të paktën dy persona u vranë dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi në një treg, më 5 korrik. Por ushtria ukrainase bëri të ditur se kishte sprapsur një sulm të trupave pushtuese pranë Dolyna, në drejtim të Slovianskut.

Mbrëmjen e së martës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjen ndaj Perëndimit për sisteme të përmirësuara antiraketore pasi sirenat e alarmit u dëgjuan në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Kiev.

Komisionarja e Lartë për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, e dënoi “luftën e pakuptimtë” të Rusisë në Ukrainë, dhe  t’u jepet fund vuajtjeve “të papërballueshme” të civilëve. Sipas të dhënave të OKB, të paktën 335 fëmijë janë  mes 4889 viktimave të konfirmuara të luftës.