Sali Berisha: Nesër protestë epike, shqiptarët do të mbushin Bulevardin

Publikuar më: 6/7/2022, ora 11:48
WhatsApp Image 2022 07 06 at 11.29.12 AM 1081x720

Sali Berisha: Nesër protestë epike, shqiptarët do të mbushin Bulevardin

Publikuar më: 6/7/2022, ora 11:48

Në tryezën e tretë të Shoqërisë Civile me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, lideri i opozitës përcolli mesazhe për protestën e nesërme para Kryeministrisë.

Berisha tha se protesta do të jetë epike për nga pjesëmarrja dhe qëllimet e saj, ndërsa shtoi se Edi Rama nuk meriton të qeverisë as edhe një ditë më shumë.

“Do të mbushet Bulevardi në një protestë epike do të thosha, në një protestë të një rëndësie jetike për Shqipërinë pasi siç del çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, me financat, me qenien, me dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Temperaturat janë të larta, por më e lartë është edhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave, të lirive. Gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve shqiptarë, me qenien e tyre. Libri është dëshmi gjithashtu e një serioziteti të madh me të cilin merret mbrojtja e kauzave dhe së bashku me himnin e Renis Gjokës dhe Big Basta që është barrakuda e protestës tonë, ne do të ecim të pandalshëm në këtë rrugë, sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet as edhe një ditë të vetme”, u shpreh Berisha.