SHBA po mendon armën e fundit kundër raketave hipersonike të Kinës dhe Rusisë

Publikuar më: 6/7/2022, ora 13:13
balonat 1280x720

SHBA po mendon armën e fundit kundër raketave hipersonike të Kinës dhe Rusisë

Publikuar më: 6/7/2022, ora 13:13

Arma e re amerikane kundër raketave hipersonike të Kinës dhe Rusisë, është ajri i nxehtë. Siç raporton gazeta “Politico”, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po mendon të transferojë projektet e balonave nga shërbimet shkencore në ato ushtarake me objektiva vëzhgimi në lartësi të mëdha. Në muajt e fundit, si Pekini ashtu edhe Moska kanë testuar armë hipersonike çka është parë me shqetësim nga administrata amerikane.

Përparësitë e balonave aerostatike. Këto pajisje, të cilat fluturojnë midis 18 dhe 27 kilometrave në lartësi, do t’i shtohen rrjetit të gjerë të mbikëqyrjes së mbrojtjes amerikane dhe mund të përdoren për të zbuluar raketat hipersonike.

“Platformat e lartësive të larta dhe shumë të larta kanë shumë përparësi për aftësinë e tyre të stacionimit, manovrimin dhe madje fleksibilitetin për ngarkesa të shumta”, shpjegoi për Politico Tom Karako, studiues për Programin Ndërkombëtar të Sigurisë dhe drejtor i Projektit të Mbrojtjes Raketore Qendrore për studime strategjike dhe ndërkombëtare, e cila merret me analiza politike, ekonomike dhe të sigurisë ndërkombëtare.

Paratë e shpenzuara nga SHBA – Sipas “Politico”, Pentagoni ka shpenzuar rreth 3.8 milionë dollarë për projekte të balonave me fluturime të larta gjatë dy viteve të fundit. Jo vetëm kaq, por planifikon të shpenzojë 27.1 milionë dollarë shtesë për të vazhduar punën në përpjekje të shumta, sipas dokumenteve buxhetore.

Raketat hipersonike ruse – Përdorimi i armëve hipersonike në kontekste lufte është më i rëndësishëm se kurrë. Gjatë pushtimit të Ukrainës, Moska përdori dy raketat e reja Kinzhal dhe Zircon. E para e Aviacionit, e dyta Marinës. Të pajisura me saktësi, shpejtësi dhe heshtje shumë të lartë, këto raketa të gjeneratës së fundit janë në gjendje të godasin një objektiv pa u kapur dhe neutralizuar nga mbrojtja kundërajrore dhe raketore e armikut.