Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Intercontinental Tirana, “Geci Group” sjell në Shqipëri brandin luksoz të hotelerisë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2022, 17:13 | Aktualitet

Kryeqyteti shqiptar do t’u ofrojë turistëve një brand të ri hotelerie. Intercontinental Hotel, një kompani globale me shtrirje në mbi 100 vende të botës vjen edhe në vendin tonë. Godina e re me 33 kate, e pozicionuar pas Tirana International Hotel pranë Sheshit Skënderbej do të mbajë emrin Intercontinental Tirana.

Marrëveshja dypalëshe mes brandit të hotelerisë dhe “Geci Group”, sipas pronarit Ram Geci tregon se investitorëve shqiptarë po tërheqin partnerë të huaj për nismat që i shërbejnë turizmit dhe promovimit të imazhit të vendit përtej kufijve të tij.

“Presim dhe shpresojmë që do të na vijnë rezultate dhe do të jetë një risi për Tiranën ky brand i ri që po vjen”, tha Geci.  

Ram Geci, pronar i "Geci Group"

Intercontinental Hotel ka mbi 6000 hotele në funksion, me mbi 900 mijë dhoma dhe mbi 1 mijë e 900 hotele të tjera që priten të hapen së shpejti. Sipas kryeministrit Rama investitorët e huaj nuk do të zhgënjehen nga Shqipëria.

“Jam i bindur që në fund, ky do të jetë një nga krenaritë, edhe për vetë kompaninë e cila ka një numër të atillë hotelesh që lodhesh po t’i numërosh”, tha Kryeministri Edi Rama.

“Asnjë ekselencë nuk është rastësore, për çdo ekselencë është dikush që ngrihet herët në mëngjes, punon dhe i qëndron pas çdo detaji”, tha Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Prania e një prej brandeve më të mëdha dhe më luksoze në botë në vendin tonë, dëshmon se partnerët e huaj po gjejnë terren të sigurt në Shqipëri, duke e parë ekonominë e vendit të qëndrueshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani