Maqedonia e Veriut, qeveria dërgon në Kuvend propozimin francez

Publikuar më: 7/7/2022, ora 16:06
maqedoni veriu 1024x576

Maqedonia e Veriut, qeveria dërgon në Kuvend propozimin francez

Publikuar më: 7/7/2022, ora 16:06

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar informacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme, për propozimin francez për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë, dhe e ka dërguar atë në Parlament për debat dhe votim

“Në seancë, Qeveria ka vendosur që propozim korniza negociuese të dërgohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për shqyrtim dhe sjelljen e konkluzioneve të mëtutjeshme, në përputhje me procedurat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga LSDM thonë se plani Macron nuk shkel vijat e kuqe të vendosura nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Sakaq, partitë shqiptare në Shkup janë shprehur në mbështetje të propozimit francez.

VMRO-DPMNE kërkon ndryshimin e tekstit për të garantuar ruajtjen e identitetit maqedonas, përfshirë gjuhën dhe historinë, teksa akuzon qeverinë se po pranon një kompromis të dëmshëm për vendin.