Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Një veprim absurd mund t’i kishte kushtuar shumë këtij babai

Nga A2 CNN
7 Korrik 2022, 08:45 | Kapur në kamera

Fiton padyshim çmimin për babanë më të papërgjegjshëm, por ndoshta edhe atë më me fat, një anglez 33-vjeçar i cili ka shpërndarë në rrjet një video që u bë shumë shpejt viral.

Video tregon në fakt disa çaste terrori për familjen e tij në qershorin e vitit 2020. Jemi në mes të pandemisë dhe Nick Ballinger i mbyllur në shtëpi si të gjithë, tenton të dëfrehet në kopshtin e tij me fëmijët. Ai ka një top nëpër këmbë dhe për një moment mendon ta gjuajë në formë harku, duke kaluar lartësinë e djalit të tij 2-vjeçar, Quade.

Por topi godet fuqishëm kokën e vogëlushit, që rrëzohet me kokë në tokë. “Në momentin e parë që godita topin, ndjeva se kisha bërë hatanë dhe u panikova”, rrëfen sot Nick.

Por fatmirësisht për të, djali sot ka mbushur 4 vjeç dhe është në gjendje shëndetësore perfekte. “Ai nuk e do shumë futbollin, preferon regbinë dhe nuk ka faj”, thotë i ati.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani