Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rusia sulmon Ishullin e Gjarpërinjve, Ukraina rivendosi aty flamurin

Nga A2 CNN
7 Korrik 2022, 14:56 | Bota
Rusia sulmon Ishullin e Gjarpërinjve, Ukraina rivendosi aty flamurin

Rusia sulmoi Ishullin e Gjarpërinjve në Ukrainë, disa ditë pas tërheqjes së vullnetshme, siç pohoi “për t’i lënë rrugën e lirë kalimit të anijeve me mallra në Detin e Zi”. Moska njoftoi se bombardimet shkaktuan dëme të konsiderueshme.

 “Mes dështimeve të mëdha ushtarake dhe tërheqjes masive të forcave të armatosura ukrainase nga Donbasi, regjimi i Kievit tentoi në mënyrë simbolike të vendoste flamurin e Ukrainës në Ishullin e Gjarpërinjve. Rreth orës 5 të mëngjesit, disa ushtarë ukrainas zbritën në ishull me një varkë dhe shkrepën fotografi. Një avion i forcave ajrore të Rusisë menjëherë lëshoi një sulm të precizonit të lartë në Ishullin e Gjarpërinjve dhe si rezultat u shkatërrua një pjesë e personelit ushtarak të Ukrainës, ata që mbijetuan u larguan drejt Odesës”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov.

Ushtria e Kievit nuk bëri ndonjë koment për pasojat e këtij bombardimi, por vetëm konfirmoi vendosjen e flamurit ukrainas.

https://a2news.com/2022/07/07/per-here-te-pare-ne-134-dite-forcat-ruse-nuk-perparojne-zelensky-ne-jug-ka-filluar-kundersulmi/

Sakaq luftime të ashpra janë raportuar dhe në zona të ndryshme në jug dhe lindje të Ukrainës. Forcat ruse bombarduan shënjestra në Donbas, Mikolaiv, Kerson dhe Odesa.

Në rajonin bregdetar raportohet se raketat e ushtrisë së Putinit shkatërruan disa magazina plot me grurë. Përkundër intensifikimit të ofensivës, Instituti amerikan për Studimet e Luftës thotë se për herë të parë që nga nisja e konfliktit të armatosur, Rusia nuk ka fituar asnjë territor të ri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë