Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Akuzat për mashtrim, jepet vendimi për Blatter dhe Platini

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 10:41 | Futboll
Akuzat për mashtrim, jepet vendimi për Blatter dhe Platini

Gjykata Federale e Belinzonës në Zvicër liroi nga akuzat për mashtrim ish-Presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-Presidentin e UEFA-s, Michel Platini.

Prokurorët zviceranë kërkonin që dy ish-drejtuesit e lartë të futbollit të dënoheshin me një vit e tetë muaj burg me kusht. Megjithatë, gjykata jo vetëm që i hodhi poshtë pretendimet, por vendosi që ata të dëmshpërblehen.

Akuza e prokurorëve lidhej me mashtrimin ndaj institucionit të FIFA-s rreth pagesës së 2 milionë frangave që Platini përfitoi në vitin 2011. Ajo shifër cilësohej e pajustifikueshme nga autoritetet. Platini ishte akuzuar për mashtrim, përfshirje të mundshme në përvetësim fondesh, për bashkëpunim në administrim të pabesë dhe për falsifikim të dokumenteve. Edhe Blatter akuzohej për mashtrim, përvetësim fondesh, administrim të pabesë si edhe falsifikim dokumentesh.

“Jam i lumtur për veten dhe të afërmit e mi. Pas shtatë vjetëve të mbushura me gënjeshtra, drejtësia u vendos në vend. Ishte beteja ime kundër padrejtësive. Nuk do të dorëzohem dhe do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje. Të kalosh nga një legjendë e futbollit në një djall, është tejet e rëndë. Mbi të gjitha kur gjërat ndodhin në mënyrë kaq të padrejtë”, tha Platini.

Sipas prokurorëve, pagesa e parregullt për Platini kishte si qëllim që ta bindte të mos kandidohej për kreun e FIFA-s, si kundërshtar i mundshëm i Blatter. Avokatët mbrojtës të të akuzuarve e hodhën poshtë këtë akuzë, me pretendimin se bëhej fjalë për një pagesë të ligjshme kundrejt shërbimeve të konsulencës, edhe pse nuk kishte një kontratë të shkruar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë