Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mungesa e fuqisë punëtore, sektorët në emergjencë, dhjetëra mijëra vende vakante

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 13:41 | Ekonomi
Mungesa e fuqisë punëtore, sektorët në emergjencë,

Zbrazja e lokaleve dhe restoranteve gjatë verës nga kamerierët, banakierët dhe stafi i kuzhinës është treguesi më i mirë për mungesën e fuqisë punëtore në vend. Një problem i dukshëm qartë tani, por prezent gjatë gjithë vitit në fabrika, zyra dhe kantiere.

Situata duket e pabesueshme për një vend ku 87 mijë persona janë të regjistruar zyrtarisht si punëkërkues të papunë, nga ku pjesa dërrmuese me arsim fillor dhe të mesëm. Për shumë sektorë, si prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve, tashmë ky boshllëk po kthehet në një emergjencë.

Krahas këtyre vendeve të lira, me dhjetëra mijëra janë edhe punonjësit që kërkon ndërtimi, turizmi, bujqësia, industria përpunuese, sektori i call-center, etj.

Vetëm Portali Kombëtar i Punësimit liston rreth 4800 vende vakante në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Por të gjitha këto vende pune mbështeten kryesisht te krahu i punës i lirë dhe pak ose aspak i kualifikuar. Rrjedhimisht duke ofruar paga të ulëta dhe jokonkurruese, qoftë me tregun e brendshëm, ashtu edhe krahasuar me rajonin, pa shkuar më larg.

A2 CNN Livestream

Dita jonë