Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Teatri i rrugës, regjisorja italiane sjell ‘’këpucët e Nastradinit’’ në Korçë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 15:15 | Aktualitet
Teatri i rrugës, regjisorja italiane sjell ‘’këpucët

Regjisorja italiane, Laura Fatini, ka bërë bashkë aktorët e teatrit të Korçës Andon Zako Çajupi me disa aktorë italiane me rrëfenjat e Nastradinit në atë që për herë të parë eksperimentohet në vendin tonë, siç është teatri i rrugës. Kjo shfaqje është pjesë e një projekti që përfshin disa shtete dhe ka vite që përgatitet.

Në qendër të kësaj shfaqjeje janë rrëfenjat e Nastradinit, të cilat janë prezantuar në një formë tjetër për publikun, ku kanë shkuar aktorët te publiku dhe jo publiku ne sallën e teatrit.

Shfaqja ka nisur në sheshin para Katedrales ku aktorët dhe të rinjtë kanë përcjellë rrëfenjat gazmore me në qendër Nastradinin. Kjo është hera e parë që eksperimentohet ky lloj teatri në rrugë, i cili gjatë sezonit të verës është më i përshtatshëm edhe për tërheqjen e vizitorëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani