“Air France” në Shqipëri, ulet avioni i parë në Rinas

Publikuar më: 9/7/2022, ora 15:42
MB BALLUKU RINAS frame 610 1280x720

“Air France” në Shqipëri, ulet avioni i parë në Rinas

Publikuar më: 9/7/2022, ora 15:42

Kompania “Air France” nisi zyrtarisht fluturimet me Shqipërinë nëpërmjet një linje direkte Paris-Tiranë. Avioni i parë u ul në aeroportin e Rinasit mesditën e sotme ku e pranishme ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Ajo e cilësoi si një lajm shumë të mirë për Shqipërinë faktin që një prej kompanive më të mëdha europiane, sipas saj nis fluturimet direkte me vendin tonë.

“Air France” fillimisht do të operojë më dy fluturime në javë ndërsa ministrja Balluku theksoi se synimi është që të arrihet kuota e 4 fluturimeve.