Festë te Juventus, është dita e Paul Pogba

Publikuar më: 9/7/2022, ora 11:51
Feste te Juventus eshte dita e Paul Pogba 1280x720

Festë te Juventus, është dita e Paul Pogba

Publikuar më: 9/7/2022, ora 11:51

Juventusi i sezonit të ri po merr formë dhe pas mbërritjes së Angel Di Marias, kjo e shtunë i përket Paul Pogba. Rikthimi i francezit në Torino ka rritur entuziazmin e popullit juventin. Mbi 1 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në mëngjes në qendrën J-medical, ku mesfushori kreu vizitat mjekësore.

Vetë Pogba në një postim në rrjetet sociale shprehej “se është bukur t’ju rishikoj sërish”. Pogba u largua 6 vjet më parë nga Juve, për një eksperiencë në Mançester me United. Në marrëveshjen me bardhezinjtë francezi do të përfitojë rreth 8 milionë euro në sezon, për 3 vitet e ardhshme.

Gjatë aventurës së parë me klubin italian, në vitet 2012-2016, mesfushori kampion bote shënoi 28 gola në 124 ndeshje të luajtura.