Forumi i sigurisë, Mediu: Ndikimi ruso-kinez në Ballkan rrezikon rikthimin e konflikteve

Publikuar më: 9/7/2022, ora 14:37

Forumi i sigurisë, Mediu: Ndikimi ruso-kinez në Ballkan rrezikon rikthimin e konflikteve

Publikuar më: 9/7/2022, ora 14:37

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu mori pjesë në Forumin e sigurisë në Bukuresht nga ku theksoi edhe një herë rrezikun e ndikimit Rus dhe Kinez dhe Ballkan.

Sipas kryetarit të PR duke marrë parasysh edhe situatën në Ukrainë, rajoni ynë është një potencial i mundshëm konflikti.

“Nuk janë vetëm ndasitë historike por dhe penetrimi i Rusisë dhe Kinës në Ballkan që kanë krijuar një terren që mund të shfrytëzohet për të rikthyer konfliktet. Zhvillimet ushtarake në Serbi, problemet në Bosnjë, ndarja dhe mosvazhdimi i dialogut Serbi-Kosovë,  frenimi i zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë janë probleme reale jo thjesht të rajonit apo BE por të NATO-s, theksoi Fatmir Mediu në fjalën e tij.