Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Java e modës në Paris, Fendi prezantoi koleksionin e ri vjeshtë-dimër 2022

Nga A2 CNN
9 Korrik 2022, 13:57 | Lifestyle
Java e modës në Paris, Fendi prezantoi koleksionin e ri

Ishte radha e Fendit të prezantonte koleksionin e ri vjeshtë-dimër 2023-2023, një koleksion që solli dritë në pasarelë, me veshjet shumë-ngjyrëshe, në një miks materialesh.

Fendi mbylli javën e rëndësishme të modës në Paris, me mijëra modele që prezantuan propozimet e stilistëve për vjeshtën e dimrin e këtij viti.

Stilisti i Fendit, Kim Jones, ofron për femrën, ngjyra, nga ato pastel deri tek veshjet me shkëlqim, me kostume deve e fustane të përziera me gurë e lule, në një koleksion të larmishëm. Stilisti britanik u zgjodh si drejtuesi artistik i shtëpisë italiane të modës në shtator të vitit 2020, pas vdekjes së Karl Lagerfeld.

Pas prezantimit të modeleve e koleksioneve të reja nga Parisi, veshjet e shtëpive europiane të modës, pritet të dalin në shitje nga shtatori.

A2 CNN Livestream

Dita jonë