Verstappen fiton garën sprint në Austri, ndjekin makinat Ferrari

Publikuar më: 9/7/2022, ora 17:06
f1 austri 1280x720

Verstappen fiton garën sprint në Austri, ndjekin makinat Ferrari

Publikuar më: 9/7/2022, ora 17:06

Max Verstappen ka fituar garën sprint të Çmimit të Madh të Austrisë, duke lënë pas makinat Ferrari të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Holandezi merr kështu pikë të tjera të vlefshme në luftën për titull, duke shtuar diferencën me shokun e tij të skuadrës, Sergio Perez, në klasifikimin e përgjithshëm.

Gara e Austrisë do të zhvillohet nesër, në orën 16:00.