Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Raporti mbi armët: Shqipëria normat më të këqija në 2019, rrezik printimi 3-D i armëve

Nga A2 CNN
10 Korrik 2022, 12:57 | Kronikë
Raporti mbi armët: Shqipëria normat më të këqija

Vrasjet dhe kryesisht ato me arme mbeten një shqetësim serioz për autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri. Sipas një raporti të fundit të publikuar nga Instituti për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetit, Shqipëria pati normat më të këqija të dhunës me armë në vitin 2019 me një koefiçent prej 1.39 vdekje nga dhuna me armë për 100,000 banorë.

Sipas raportit kjo u pasua nga Mali i Zi me 0,99 vdekje dhe Maqedonia e Veriut me 0,98 vdekje.

Në vitin 2019 në Shqipëri u regjistruan 57 ngjarje me armë zjarri, prej të cilave kishte 63 viktima. Situata e vrasjeve u pasua me 52 vrasje në vitin 2020 dhe 60 të tilla në 2021.

https://a2news.com/2022/04/12/si-po-perparon-krimi-policia-nuk-gjen-as-makinat-e-djegura-te-vrasjeve-mafioze/

Ndonëse ka pasur ulje të krimeve me armë zjarri, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet më të prekura nga përdorimi i armëve.

Sipas raportit vendet e Bashkimit Evropian po hasen dhe me një fenomen tjetër shqetësues siç është printimi i armëve 3-D dhe darkweb ose rrjetet e internetit, të cilat nuk shfaqen në motorët e kërkimit normal dhe ku kryhen paligjshmëri.

Sipas raportit Printimi 3-D ka kontribuar në krijimin e 'armëve fantazmë', ndërsa nga ana tjetër, paraqet sfida të monitorimit dhe gjurmimit të blerjeve online të armëve të zjarrit. Për këto dy arsye, aksesi në armë zjarri është bërë më i lehtë në rajon, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë lidhje kriminale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani