Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sezoni turistik, fluks në hyrje në portin e Durrësit gjatë fundjavës

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 11:12 | Aktualitet

Fundjava që lamë pas, ka vijuar me shtim të turistëve që vijnë për të vizituar vendin tonë.

Sipas të dhënave nga porti i Durrësit, vetëm të shtunën dhe të dielën, në këtë pikë kalimi, janë përpunuar në hyrje 9147 pasagjerë dhe 3270 mjete.

Ndërkohë që bëhet me dije se numri në dalje nga porti i Durrësit, ka qenë shumë herë më i vogël.

Autoritetet portuale në Durrës bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë