Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Barazimi i euros me dollarin ndikon tek ekonomia, 50% e saj realizohet në monedhën europiane

Nga A2 CNN
12 Korrik 2022, 16:22 | Ekonomi

Rënia e fortë e euros deri në barazim me dollarin pritet të ketë ndikim në ekonominë shqiptare. Kjo për shkallën e lartë të përdorimit të monedhës europiane në vendin tonë, ku thuajse 50% e saj realizohet në euro. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro ka zbritur në 117.5 lekë këtë të martë, ndërkohë që po në këtë vlerë ka arritur dollari, që ka pësuar një rritje të lehtë.

Por cili do të jetë ndikimi tek ekonomia?

Një euro e dobët ndihmon të gjithë kredimarrësit në këtë monedhë dhe që të ardhurat I kanë lek, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë. Nga ana tjetër, me fitim do të dalin importuesit, pasi do të paguajnë më pak për mallrat dhe produktet. Kjo pritet që të ushtrojë presion tek çmimet, duke ndikuar në një ulje të mundshme të tyre, ndonëse përballë krizës, nuk pritet të jetë e ndjeshme. E avantazhuar del dhe qeveria, që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

Me humbje nga dobësimi i euros dalin të gjithë ata që kanë të ardhura në këtë monedhë., familjet që jetojnë me dërgesat e emigrantëve, si dhe eksportuesit që normën e fitimit e kanë në euro dhe humbasin tek kursi i këmbimit në momentin e konvertimit të valutës me lekun shqiptar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu