Cameron Diaz, korriere droge, aktorja hollivudiane zbulon të shkuarën e errët

Publikuar më: 12/7/2022, ora 08:21

Cameron Diaz, korriere droge, aktorja hollivudiane zbulon të shkuarën e errët

Publikuar më: 12/7/2022, ora 08:21

Cameron Diaz, korriere droge. Nuk është një film i aktores së njohur, por realitet. Diaz pohon se e ka bërë këtë punë në Paris, vetëm pak kohë para se të niste karrierën në Hollywood.

“Nuk punova asnjë ditë në Paris. Isha atje për një vit të tërë, dhe nuk punova asnjë ditë të vetme. Nuk munda dot të gjej një punë për të mbajtur frymën gjallë. Arrita vetëm të angazhohem në diçka, për të cilën nuk m’u lejua të bëj shumë pyetje”, shprehet ajo.

Aktorja e njohur ka rrëfyer se në atë kohë po përpiqej të çante tregun si modele, por fati nuk po i ecte. Në një podcast për jetën e saj, 49-vjeçarja tregon si transportonte valixhe të mbyllura, për të cilat nuk ishte në dijeni se çfarë kishin brenda.

Cameron Diaz u bë e njohur për publikun pas debutimit të saj të parë në filmin “The Mask”, i cili i hapi rrugën drejt suksesit aktores së famshme.