Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Champions League, Shkupi kualifikohet mes vuajtjesh, eliminohet Ballkani

Nga A2 CNN
12 Korrik 2022, 22:45 | Futboll
Champions League, Shkupi kualifikohet mes vuajtjesh, eliminohet Ballkani

Shkupi arriti një kualifikim mes vuajtjesh kur u duk se kishte gjithçka të sigurt. Pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, kampionët e Maqedonisë së Veriut u mposhtën 2-0 nga Lincoln Red Imps. Një ndeshje që u bë më e vështirë nga sa pritej për bardheblutë, që rrezikuan jo pak herë dhe kalimin më tej por në fund çdo gjë u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Në duelin tjetër Shkupin e pret një përballje ferri, pasi do të ndeshet me Dinamon e Zagrebit, një kundërshtar mjaft i fortë në letër.

Ballkani i Ilir Dajës u eliminua nga Liga e Kampioneve pas humbjes 1-0 në transfertë ndaj lituanezëve të Zalgiris që erdhi vetëm në minutat shtesë. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, çdo llogari ishte e hapur për skuadrën dardane por në fund fati nuk ishte me ta. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 97-të, çfarë bëri që Ballkani të eliminohej përfundimisht nga ky kompeticion. Megjithatë rrugëtimi në Europë nuk mbaron këtu, por do të vijoj në Conference League, ku do të përballet me skuadrën nga San Marino, La Fiorita.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu