Rrëzohet dekreti për Butrintin, komisioni mbyllet me debate. Meta: Çkombëtarizues

Publikuar më: 12/7/2022, ora 15:14

Rrëzohet dekreti për Butrintin, komisioni mbyllet me debate. Meta: Çkombëtarizues

Publikuar më: 12/7/2022, ora 15:14

Me votat e mazhorancës, Komisioni i Ekonomisë vendosi të rrëzojë dekretin e Presidentit Ilir Meta, që kërkon kthimin e ligjit për Butrintin. Një lajm aspak surprizues për Metën, që reagoi duke e quajtur planin e qeverisë, deri në çkombëtarizues.

Mbledhja e komisionit nisi e tensionuar, pas ndalimit të përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit për të marrë pjesë. Sipas opozitës, pjesëmarrja në minorancë e shtetit në fondacionin e posaçëm për Butrintin nuk jep asnjë garanci për menaxhimin e duhur të kësaj pasurie.

Sipas argumentave të Presidentit në dekret, menaxhimi i Butrintit nga fondacioni i posaçëm është antikushtetues, për shkak se bie ndesh me konventat ndërkombëtare, që përcaktojnë se duhet të jetë shteti administrator.

Ndërsa i gjithë procesi i miratimit të këtij ligji, sipas Metës, ka pasur shkelje dhe mungesë të një konsultimi gjithëpërfshirës.