Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

13 miliardë vite pas në kohë, shkrepja historike që do të ndryshojë konceptin për kozmosin

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 10:12 | Lifestyle
13 miliardë vite pas në kohë, shkrepja historike që do
https://youtu.be/CIWRK8LxUYY

Njeriu ka arritur që të çajë barrierën e kohës. Gjithçka falë teleskopit më të fuqishëm në botë, James Webb, i cili ka fotografuar universin 13 miliardë vjet më parë, duke prekur kështu zanafillën e tij.

Në imazhet e publikuara nga NASA, shfaqen galaktika të ndryshme vezulluese, ndër më të vjetrat që kanë ekzistuar.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e quajti momentin "historik" dhe "një dritare të re në historinë e gjenezës njerëzore".

"Këto imazhe do t'i kujtojnë botës se Amerika mund të bëjë gjëra të mëdha, dhe më pas do t'i kujtojnë popullit amerikan, veçanërisht fëmijëve tanë, se nuk ka asgjë përtej kapacitetit tonë, asgjë përtej kapacitetit tonë. ”

Teleskopi 10 miliardë dollarësh, është në gjendje të vëzhgojë disa nga galaktikat më të vjetra në univers, duke përdorur një sistem lentesh, filtrash dhe prizmash, për të zbuluar sinjalet në spektrin infra të kuq, i cili është i padukshëm për syrin e njeriut.

Sipas ekspertëve, sistemi deri më tani ka "performuar në mënyrë të përsosur duke shkaktuar një revolucion në konceptin tonë për kozmosin".

A2 CNN Livestream

Dita jonë