Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Gjetjet e FIAA: Klima e biznesit është përmirësuar pak, besimi në ekonomi ka rënë

Nga A2 CNN
13 Korrik 2022, 15:18 | Ekonomi

Shqipëria ka bërë një hap para në drejtim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes sipas Shoqatës së Investitorëve të Huaj. Në krahasim me vitin pandemik 2019, sipërmarrësit kanë vlerësuar me 40 nga 100 pikë të mundshme mjedisin për të investuar, duke shënuar kështu përmirësim me një pikë.

Nga ana tjetër, përkeqësim pësoi indeksi mbi pritshmëritë për situatën ekonomike të vitit 2022, i cili u vlerësua me një pikë më pak se në 2019-n.  

 “Dua të rikujtoj se për Shoqatën e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë kërkesat që duhen përmbushur me prioritet janë ato të shkruara më herët në “Librin e Bardhë”. Fuqia e Ligjit, e cila duhet të marrë vendin që i takon edhe nga Reforma në Drejtësi do të krijojnë klimën e përshtatshme për të investuar në Shqipëri”, u shpreh Alessandro D’Oria.

E pranishme në takim me investitorët e huaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj mirëpriti gjetjet duke shtuar se edhe një problematikë të madhe që kërcënon ekonominë e vendit.

 “Unë besoj se një ndër problemet më të mëdha të ekonomisë sonë është informaliteti të cilin po përpiqemi ta korrigjojmë me anë të Reformës së Fiskalizimit. Një tjetër problem në ekonominë e vendit është niveli i lartë i parasë jashtë bankave. Nga 1991 nuk ka pasur stimuj për të legalizuar këto para. Është e nevojshme të kemi një vit “zero”, tha Brahimaj.

Me gjithë përmirësimin e disa treguesve, sipas Shoqatës së Investitorëve të Huaj klima e të bërit biznes vijon të jetë problematike për shkak të sistemit gjyqësor, mungesës së transparencës nga qeveria, pamundësia për forcë punëtore, legjislacioni fiskal dhe administrata tatimore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani