10 qytetet e bardha magjepsëse

Publikuar më: 14/7/2022, ora 09:45

10 qytetet e bardha magjepsëse

Publikuar më: 14/7/2022, ora 09:45

“Arkitektura e bardhë” është padyshim një simbol i fshatrave dhe qyteteve mesdhetare, ku bardhësia e mureve jo vetëm që i bën ato unike në mbarë botën, por edhe ndihmon në mbrojtjen e shtëpive nga nxehtësia përvëluese. Shumica e këtyre “vendeve të bardha” ndodhen në brigjet e Mare Nostrum, (Detit Mesdhe), megjithatë të tilla gjenden edhe në Europën Veriore, e madje edhe në anën tjetër të oqeanit. Më poshtë, po rendisim dhjetë nga këto vende, të cilat shquhen për arkitekturën e tyre karakteristike.

Ostuni, Puglia

Shtëpitë e Bardha dhe rrugicat me kalldrëm e bëjnë këtë vend një nga destinacionet më të njohura në të gjithë Puglia-n dhe më të kërkuar nga turistët. Mjafton një shëtitje nëpër rrugët piktoreske për t’u dashuruar me të. 

Ubrique, Spanjë

Ky fshat është pjesë e itinerarit turistik në Spanjë të “Pueblos Blancos” (Fshatrat e Bardhë). Fshati zë një pellg në rrëzë të shkëmbit Cruz de Tajo dhe ka marrë emrin nga lumi që e përshkon. Fama e fshatit është e lidhur edhe me Jesús Janeiro Bazán, fitues i shumë ndeshjeve me dema. Në këtë vend, mund të vizitoni edhe shumë monumente dhe muze.    

Azenhas do Mar, Portugali

I ngritur në majën e një shkëmbi të thepisur, me pamje nga valët e oqeanit, Azenhas do Mar ka një pamje spektakolare, nga e cila mund të admironi pamjen e Atlantikut dhe jo vetëm. 

Santorini, Greqi  

Është një nga fshatrat më të famshëm dhe më të fotografuar me pamje nga deti. Shtëpitë e bardha të vendosura në shkëmb, rrugët e ngushta që ngjiten pjerrtas, çatitë dhe dyert e lyera me blu, si për të kujtuar ngjyrën e qiellit dhe të detit. Santorini, ishulli nga i cili mund të admironi perëndimet më të bukura dhe romantike në botë. 

Amman, Jordani

Ammani, kryeqyteti i Jordanisë, quhet edhe “Qyteti i bardhë”. Megjithatë, në këtë rast nuk bëhet fjalë për një fshat bregdetar, por për një kryeqytet të madh, në të cilin lagje të tëra janë lyer me të bardhë.  

Sibi Bou Said, Tunizi

Rreth 20 kilometra nga Tunizia ndodhet Sibi Bou Said një qytet i bukur dhe piktoresk që të kujton qytetet mesdhetare. Që nga fillimi i shekullit të njëzetë, në këtë vend u vendos me detyrim lyerja e shtëpive me ngjyrë të bardhë dhe ajo e dritareve dhe dyerve me ngjyrë blu.  

Bodrum, Turqi

Ky vendpushim bregdetar ofron gjithashtu arkitekturën e zakonshme mesdhetare me shtëpi të bardha dhe dyer e dritare me ngjyra të forta. Jo shumë larg qytetit, ka plazhe të mrekullueshme dhe det të pastër kristal, që tërheq çdo verë mijëra turistë.

Sucre, Bolivi

Një tjetër “Qytet i bardhë”, është dhe Sucre në Bolivi, një xhevahir i vërtetë i arkitekturës koloniale spanjolle që ndodhet 2000 metra mbi nivelin e detit. Edhe në këtë vend, ndërtesat në qendrën historike janë të lyera me të bardhë, në kontrast të plotë me rrethinat.

Thorn, Holandë

Shtëpitë e bardha nuk janë ekskluzive e vendeve të bekuara nga klima e ngrohtë mesdhetare. Thorn një qytet i vogël dhe i bukur në Holandë, vërteton pikërisht këtë. Të vetmet kontraste ofrohen nga çatitë e kuqe dhe vazot me bimë e lule që banorët ekspozojnë në muajt e verës. 

Stavagner, Norvegji

Stavanger i Norvegjisë gjithashtu krenohet me një lagje me shtëpi krejtësisht të bardha. Qyteti, i vendosur në Norvegjinë veriperëndimore, u themelua rreth vitit 1125. Ai ende ruan një lagje të vjetër të përbërë nga dyqind shtëpi të vogla prej druri, të gjitha të lyera me ngjyrë të bardhë.