Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Avokatët në bojkot dhe protestë, Elbasan, Gjykata dhe Prokuroria vijojnë normalisht punën

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 13:47 | Aktualitet
Avokatët në bojkot dhe protestë, Elbasan, Gjykata dhe Prokuroria

Bojkoti i avokatëve në të gjithë vendin duket se nuk ka vënë në vështirësi vijimin normal të punës në Gjykata dhe Prokurori.

Ndërsa avokatët po përshkallëzojnë reagimin e tyre edhe me protesta pranë parlamentit të vendit, jo shumë larg prej tyre, në gjykatën dhe prokurorinë e Elbasanit, raportet tregojnë për vijim normal të punës.

Gjatë ditës së enjte në gjykatën e Elbasanit u zhvilluan 14 procese gjyqësore, ndërsa një ditë më parë ishin zhvilluar 18 procese. Nëse këto seanca janë zhvilluar me apo pa praninë e avokatëve kjo mbetet për t’u mësuar në ditët në vazhdim.

Por fakti që përveç gjykatës edhe prokuroria vijon normalisht punën hetimore, tregon se bojkoti i avokatëve nuk po jep efektet që mbrojtësit ligjorë pretendonin të arrinin, si shenjë të protestës së tyre kundër hartës së re gjyqësore. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu