Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gjendet varri masiv i viktimave të nazizmit në Poloni

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 13:09 | Bota
Gjendet varri masiv i viktimave të nazizmit në Poloni

Një varr masiv ku dyshohet se gjendet hiri i mbi 8000 personave është zbuluar në Poloninë veriore, shumë pranë kampit nazist të përqendrimit të Soldaut.

Tomasz Jankowski nga Instituti Kombëtar i Kujtesës në Poloni tregon se në varr u gjetën rreth 17.5 tonë hi njerëzor që dyshohet se iu përket të paktën 8000 personave të zhdukur gjatë luftës.

Trupat mendohet se janë djegur në një operacion nazist për të fshehur gjurmët e vrasjeve të tyre. Ata vranë hebrenj, kundërshtarë politikë dhe anëtarë të elitës polake në Soldau.

Kampi i përqendrimit u ndërtua në vitin 1939 për internim dhe shfarosje dhe u përdor gjatë gjithë pushtimit nazist.

Deri në 30,000 njerëz mendohet se janë vrarë atje dhe studiuesit shpresojnë të kryejnë analizën e ADN-së të mbetjeve për të zbuluar më shumë rreth viktimave. Ndër polakët që u vranë ishin anëtarë të klerit dhe inteligjencës.

Arkeologët kanë gjetur gjurmë veshjesh, kopsash dhe sendesh të tjera, por asgjë me vlerë, që tregon se trupat ishin grabitur përpara se të digjeshin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu