Partizani u eliminua nga kompeticionet evropiane mes tensionit.
Menjëherë pasi portieri i Saburtalos, Megrelishvili, priti penalltinë e Gueye, që vulosi eliminimin e të kuqve nga Conference League, tifozët e Partizanit hodhën sende të forta në fushë.
Portieri mbeti i shtrirë në tokë dhe stafi i ekipit gjeorgjian e mori në krahë për ta larguar nga porta, ku tifozët vijonin të hidhnin kapsolla dhe sende të tjera.
Edhe në tribuna pati përplasje mes dy tifozerive.