Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Refugjatë në bagazhin e makinës, Policia aksion si nëpër filma për kapjen e drejtuesit

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 15:48 | Kronikë

Në një aksion nëpër filma nga Policia e Pogradecit ka kapur një mjet, i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme. Mjeti golf me 4 shtetas në bagazh, që dyshohet se janë refugjatë i kishte ikur një postoblloku në dalje të qytetit të Pogradecit për në drejtim të Tiranës.

Por pas ndjekjes nga uniformat blu, ai u ndalua në Piskupat për shkak të bllokimit të pjesshëm të këtij aksi rrugor ngaqë po përgatitej të zhvillohej “Kupa e Shqipërisë” në Çiklizëm.

Në momentin që i është afruar Policia, drejtuesi i mjetit e ka braktisur duke përfituar nga rrëmuja e krijuar, por që pas disa minutash është prangosur nga ana e policisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë