Barcelona blen Lewandowskin

Publikuar më: 16/7/2022, ora 09:34
5ZY36QF4JZAKJPSRLKWGQ4C6I4

Barcelona blen Lewandowskin

Publikuar më: 16/7/2022, ora 09:34

Robert Lewandowski do të zyrtarizohet shumë shpejt si lojtar i ri i Barcelonës.

Klubi katalanas ka arritur marrëveshjen me Bayern Munchen për sulmuesin polak dhe do të paguajë 45 milionë euro, plus 5 milionë të tjera bonuse.

Sipas “Cadena Ser”, Lewandowski do të firmosë me Barçën një kontratë deri në vitin 2025.

Në seancën e fundit stërvitore me Bayern, ylli polak u takua me të gjithë shokët e skuadrës dhe me trajnerin Nagelsmann. Në këtë mënyrë, sulmuesi i jep lamtumirën bavarezëve dhe do të nisë aventurën e re në “Camp Nou”.