Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bujqit e Maliqit në telashe, insekti pushton misrin

Nga A2 CNN
17 Korrik 2022, 19:39 | Aktualitet
Bujqit e Maliqit në telashe, insekti pushton misrin

Një lloj insekti i njohur si Diabrotica Vergifera po dëmton misrin në fushën e Maliqit. Insekti duket se ka rënë në një pjesë të konsiderueshme të të mbjellave të fermerëve, duke dëmtuar pjese të rëndësishme të bimës së misrit që ndikojnë negativisht në zhvillimin dhe riprodhimin e saj.

Për përgjegjësin e sektorit të bujqësisë në Bashkinë e Maliqit ky insekt rrezikon të ulë rendimentin e kulturës bujqësore të misrit, ndërkohë që po merren masa për të verifikuar dëmet në terren dhe mundësinë e spërkatjes në këtë fazë.

Spërkatja për të eliminuar këtë insekt në këtë fazë kushton 8 mijë lekë të reja për hektar dhe sikur të mos mjaftojnë vështirësitë ekonomike më të cilat po hasen sot fermerët, këto shpenzime të paparashikuara e bëjnë akoma më të zymtë të ardhmen e këtyre fermerëve, të cilët janë më sytë nga autoritetet shtetërore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani