FNSH zbarkon në Fushë Krujë, gjendet një makinë e djegur me një armë brenda saj

Publikuar më: 17/7/2022, ora 15:56
fushe kruje atentat  1280x720

FNSH zbarkon në Fushë Krujë, gjendet një makinë e djegur me një armë brenda saj

Publikuar më: 17/7/2022, ora 15:56

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në Fushë Krujë pas ngjarjes së rëndë me 3 të vdekur këtë të diel. Mësohet se nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit është konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,  po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për  sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Tre persona mbetën të vrarë pasi u qëlluan me armë teksa ishin duke lëvizur me makinë në urën e Tapizës, njëri prej tyre është identifikuar si Diklen Vata.