Kontejneri ku dyshohet se kishte drogë, policia arreston 20 persona

Publikuar më: 17/7/2022, ora 10:51
Screenshot 7 6

Kontejneri ku dyshohet se kishte drogë, policia arreston 20 persona

Publikuar më: 17/7/2022, ora 10:51

Policia ka arrestuar në flagrancë 20 persona në lidhje me ngjarjen e regjistruar në portin e Durrësit, ku një kontejner me banane u gjet i hapur, brenda të cilit dyshohej se kishte drogë.

Task Forca e përbërë  nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale dhe nga Aurotitetet Doganore, konstatoi një kontejner të paplumbosur të ngarkuar me banane. Kur ai u hap brenda tij u pa se mungonin disa arka.

Për këtë arsye u arrestuan në flagrancë për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kryer në bashkëpunim, shtetasit:

J. Gj., 26 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. Z., 29 vjeç, S. P., 52 vjeç, A. Q.,  31 vjeç,  K. D., 49 vjeç, M. D., 47 vjeç, K. L., 34 vjeç, Sh. H., 58 vjeç, A. Xh., 54 vjeç, A. B., 40 vjeç, V. K., 32 vjeç,  A. B., 54 vjeç, Gj. D., 39 vjeç, Sh. E., 57 vjeç dhe P. T. 31 vjeç, të gjithë punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit.

Po ashtu u arrestuan, G. H., 49 vjeç,  me detyrë operator i firmës “Marinier” që operon në Portin e Durrësit dhe R. B., 27 vjeç, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit;

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë per veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkepunim, shtetasit:

– A. M.,  46 vjeç, banues në Durrës,  punëtor në  kompaninë që priste ngarkesën me banane;

– N. A., 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në  kompaninë që priste ngarkesën me banane. 

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ato të Departametit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.