Raporti i Konfindustria, ekonomia italiane drejt një skenari shumë të pasigurt

Publikuar më: 17/7/2022, ora 13:23

Raporti i Konfindustria, ekonomia italiane drejt një skenari shumë të pasigurt

Publikuar më: 17/7/2022, ora 13:23

Një raport mujor i publikuar të shtunën nga Konfederata e Përgjithshme e Industrisë Italiane, Confindustria, tregon se ekonomia e Italisë po shkon drejt “një skenari shumë të pasigurt” në mes të rënies globale pas konfliktit të intensifikuar Rusi-Ukrainë.

Sipas raportit, rritja ekonomike kombëtare e vendit u pengua nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, kostot e larta të korporatave me marzhe fitimi në rënie, inflacionin, fuqinë e kufizuar blerëse të familjeve, normat më të larta të interesit dhe tregtinë e dobët ndërkombëtare.

Megjithatë, prodhimi industrial i vendit ka treguar njëfarë elasticiteti pasi turizmi është rimëkëmbur dhe industria e ndërtimit është në rritje.

Raporti i Confindustria thotë gjithashtu se “inflacioni në Itali vazhdon të rritet (rritje me 8 për qind në vit në qershor) me vlera që nuk janë parë që nga viti 1985, pas goditjeve të naftës”.

Ai vëren se euro më e dobët ndaj dollarit mund të ndihmojë eksportet, por duke rritur çmimet e mallrave të importuara njëkohësisht. Raporti parashikon gjithashtu një rritje të dobët në eurozonë në muajt e ardhshëm.