Konferenca Ndërqeveritare e BE me Shqipërinë dhe RMV, Dendias: Proces i gjatë dhe i dhimbshëm

Publikuar më: 18/7/2022, ora 13:28
dendias 1280x720

Konferenca Ndërqeveritare e BE me Shqipërinë dhe RMV, Dendias: Proces i gjatë dhe i dhimbshëm

Publikuar më: 18/7/2022, ora 13:28

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ka përshëndetur Takimin e Parë Ndërqeveritar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i cili do të mbahet nesër në Bruksel. Në një postim në Twitter kreu i diplomacisë greke kjo vjen pas një përpjekjeje të gjatë dhe një procesi veçanërisht të dhimbshëm.

“Dëshiroj të shpreh kënaqësinë e qeverisë greke sepse nesër në Bruksel do të zhvillohet Takimi i Parë Ndërqeveritar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas një përpjekjeje të gjatë dhe një procesi veçanërisht të dhimbshëm”.

Minsitri grek njoftoi se do të diskutohet edhe për çështjet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht të Bosnjë-Hercegovinës.

“Siç e dini, ne e kemi shprehur vazhdimisht shqetësimin tonë për këtë situatë”.

Dendias theksoi se në takimin e nesërm do të diskutohet edhe për çështjet që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës, ku homologu ukrainas do të informojë për zhvillimet e fundit.

Po ashtu Dendias njofton se do të diskutohet edhe çështja e Këshillit të Asociimit BE-Izrael, i cili mbahet që nga viti 2012 dhe për të cilin duhet gjetur një zgjidhje, si dhe takimin në Kajro të ministrave të BE-së me Ligën Arabe, të cilën Greqia e mbështet fuqishëm.