Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Marrëdhëniet Shqipëri-Itali, ambasadori Bucci: Të forcojmë bashkëpunimin, u shërben të dy vendeve

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 20:17 | Ekonomi

Italia ishte vendi me të cilin Shqipëria kreu më shumë shkëmbime tregtare edhe për gjysmën e parë të këtij viti sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave.

Teksa vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme gjatë prezantimit të gjetjeve nga Raporti Vjetor 2021, hartuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim , ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci u zotua edhe për më shumë bashkëpunim.

“Sot më shumë se kurrë është e rëndësishme të mbështesim me forcë disa vlera thelbësore, që udhëheqin punën e Qeverisë italiane. Angazhohemi për bashkëpunim me partnerët shtetërorë dhe bashkësinë ndërkombëtare, për një perspektivë zhvillimi të qëndrueshëm të bashkësive tona, të cilat janë pranë jo vetëm nga pikëpamja gjeografike, por mbi të gjitha nga pikëpamja njerëzore dhe institucionale”, tha Bucci.

E pranishme në ceremoninë e organizuar ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Italia për Shqipërinë është shumë më tepër se një partner. Është bashkëpunimi i ndërsjellë që nuk i mbetet vetëm institucioneve dhe sallave të mbyllura, por kulturalisht dhe krejt natyrshëm shkon direkt te njerëzit e punës. Për ta, modeli i zhvillimit të qëndrueshëm përmes ruajtjes së identitetit e traditës, sidomos e mbi të gjitha në turizëm, është përkthyer në mirëqenie”, tha Kumbaro.

Italia është shteti i katër me vlerën më të lartë të investimeve të huaja në Shqipëri, pas Zvicrës, Holandës e Kanadasë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë