Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tryeza e parë ndërqeveritare, nisja e një procesi që do të kërkojë mbi një dekadë kohë 

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 17:52 | Politikë
Tryeza e parë ndërqeveritare, nisja e një procesi që do

Konferenca e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë që do të mbahet të martën është vetëm fillimin e një rruge të gjatë, që do të zgjatë për të paktën një dekadë, e që duhet të përfundojë me integrimin e plotë të vendit në familjen europiane.

Eksperti për çështjet e Integrimit Gentian Xhaxhiu shpjegoi për A2 CNN se 19 korriku është thjesht një mesazh politik ndërsa negociatat e nivelit teknik do nisin pas përcaktimit të kuadrit negociues.

https://a2news.com/2022/07/18/konferenca-nderqeveritare-e-be-me-shqiperine-dhe-rmv-dendias-perpjekje-e-gjate-dhe-proces-i-dhimbshem/

“Hapi i parë është korniza negociuese që i hap rrugën skanimit, ose skrinimit të legjislacionit dhe vetëm legjislacionit dhe jo zbatueshmërisë së tij në terren. Sa është hapësira mes legjislacionit shqiptar dhe atij të BE dhe negocimi nuk është asgjë tjetër veç se mbushja e kësaj hapësire midis çfarë ne kemi në shtëpi dhe çfarë kanë ata në shtëpitë e tyre. Nëse ka gjasa se përafrimi mund të ndodh atëherë nisin negociatat konkrete”, tha Xhaxhiu.

Ai shpjegon se ritmi i negociatave do të varet nga shpejtësia e reformave dhe sipas tij skenari më optimist për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE është viti 2032. Ekspertët shohin me shqetësim mungesën e njerëzve të kualifikuar në administratën publikë për të qenë në nivelin e negociatave teknike me vendet e BE.

https://a2news.com/2022/07/18/neser-konferenca-e-pare-me-be-protokolli-shkup-sofje-ndryshimet-kushtetuese-para-konferences-se-dyte/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani