Hapja e negociatave, Xhaçka: Ditë historike për Shqipërinë, rruga përpara është më e vështirë

Publikuar më: 19/7/2022, ora 10:56
xhacka 1024x576

Hapja e negociatave, Xhaçka: Ditë historike për Shqipërinë, rruga përpara është më e vështirë

Publikuar më: 19/7/2022, ora 10:56

Ditë historike për Shqipërinë, e ka cilësuar ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka shprehet se pas një pritjeje të gjatë, dita e sotme legjitimon punën dhe angazhimin e palodhur. Po ashtu, ministrja thekson se rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese.

“Ditë historike për Shqipërinë! Ka qenë një pritje e gjatë, por dita e sotme legjitimon gjithë punën dhe angazhimit tonë të palodhur. Rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese, por sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në procesin e tyre të integrimit në BE”, shkruan Xhaçka.