Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Droga në anijen me qymyr, ekuipazhi kërkon pasaportat e sekuestruara, prej 1 muaji jetojnë në anije

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 13:26 | Kronikë
Droga në anijen me qymyr, ekuipazhi kërkon pasaportat e sekuestruara,

Anija e cila mëngjesin e 16 majit solli në Durrës qymyrguri, brenda të cilit ishin fshehur edhe 60 kg kokainë do të mbetet e sekuestruar për llogari të SPAK. Ndërsa gjykata e Posaçme shtyu seancën në ngarkim të ekuipazhit që kërkojnë kthimin e pasaportave pasi kanë mbetur të bllokuar brenda në anije.

7 filipinas, 4 rusë dhe 1 ukrainas janë ekuipazhi i anijes me qymyr brenda së cilës u gjetën 60 kilogramë kokainë në portin e Durrësit. Ata u sollën me pranga në duar këtë të martën në gjykatën e posaçme.

Ata kërkojnë pasaportat e tyre dhe sendet personale pas sekuestros së vendosur nga SPAK, ndërsa prej 1 muaji jetojnë në anije të bllokuar. Edhe shoqëria private që ka në pronësi anijen kërkon heqjen e sekuetros së vendosur nga SPAK.

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, në Kolumbi, dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet një sasi prej 60 kilogramësh kokainë. Seanca në ngarkim të ekuipazhit u shty kjo për shkak se ata kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese ndërsa do të vijojnë të qëndrojnë në brendësi të anijes. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë