Nisja e negociatave, Rama: Nuk është fillimi i fundit, por fundi i fillimit

Publikuar më: 19/7/2022, ora 09:18
rama 1228x720

Nisja e negociatave, Rama: Nuk është fillimi i fundit, por fundi i fillimit

Publikuar më: 19/7/2022, ora 09:18

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të përbashkët shtypi me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, Petr Fjala, Kryeministër i Çekisë dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi se tryeza e parë ndërqeveritare nuk është “fillimi i fundit, por fundi i fillimit”.

“Ursula von der Leyen dinte si të luftonte për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. Falënderoj edhe një tjetër zonjë gjermane, që nuk është më aktive, por pa të nuk do të ishim këtu sot: Angela Merkel. Nuk do të ishim këtu edhe pa përpjekjet e presidentit francez, Emmanuel Macron. Propozimi francez zhbllokoi një situatë absurde”, nisi fjalën e tij kryeministri.

“Tërmeti, pandemia dhe lufta krijuan një situatë të vështirë, por na forcuan më shumë. E dimë që kjo nuk është fillimi i fundit, por fundi i fillimit. Por, situata është kjo që është dhe ne jemi të kënaqur. Tani na duhet të ngremë një Shqipëri të fortë, demokratike dhe evropiane, si dhe një Ballkan Perëndimor të hapur, të fortë dhe demokratik”, shtoi Rama.