“Një ditë do të presim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si të barabartë”, Von der Leyen vlerëson arritjet e dy vendeve

Publikuar më: 19/7/2022, ora 09:16

“Një ditë do të presim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si të barabartë”, Von der Leyen vlerëson arritjet e dy vendeve

Publikuar më: 19/7/2022, ora 09:16

“Qeveria dhe populli juaj keni punuar kaq shumë për të arritur këtu, keni treguar përkushtim e këmbëngulje për të arritur këtu, keni zbatuar shtetin ligjor, keni median e lirë, keni shoqëri civile të gjallë, keni bërë shumë reforma dhe keni modernizuar ekonominë tuaj. Ju i keni bërë këto se janë të mira për vendin tuaj dhe po i japin vendit tuaj një mundësi më të mirë jetese”. Kështu e nisi fjalën e saj presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der leyen, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë maqedonas Dimitar Kovaçevski, në prag të tryezës ndërqeveritare.

Presidentja e KE-së theksoi edhe tre temat kryesore që do të trajtohen pas kësaj konference, teksa shprehu mbështetjen ndaj dy vendeve në këtë proces.

“Negociatat: Pas konferencës ndërqeveritare sot komisioni dhe ekipet negociuese do të fillojnë punën sot dhe shqyrtimi do të bëjë të mundur që Shqipëria e RMV të dinë gjithçka mbi trajtat dhe marrëveshjet dhe ne do të fillojmë shumë shpejt.

Pika e dytë është që ne do të jemi afër në procese kyçe Shqipëria do të bashkohet me mbrojtjen civile europiane dhe kjo do të rrisë përballjen mbi emergjencat civile, tërmetet dhe aspekte të tjera të ndryshme në mënyrë që BE-ja do të jetë aty dhe do të mbështesë shkaqe të tilla.

Pika e tretë është që përfitimet do të vijojnë teksa ju do të keni rrugën drejt BE-së, do të ketë rritje të investime në fusha kyçe, energji e transport do maksimizoni impaktin e fondet e BE-së që do thotë punësime të reja e mundësi të reja dhe për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj dhe e meritojnë”.

Ajo vlerësoi punën e qeverive të dy vendeve, ndërsa rrugëtimin e këtij procesi e quajti sukses të presidencës çeke.

“Në fund, kryeministri Rama dhe Kovaçeski do t’ju drejtohem personalisht, ju keni treguar lidership e vizion, durim strategjik me sasi të mëdha, por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus ju keni treguar bashkimin tuaj me vlerat europiane si partnerë të vërtetë. Urime se fillimi i negociatave është një sukses i presidencës çeke dhe e ngritur nga puna e presidencave të mëparshme.

“Populli shqiptar dhe i Maqedonisë së Veriut e meriton dhe në të gjithë do të jemi bashkë ku në një ditë do të presim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si të barabartë”, e mbylli fjalën e saj Von Der Leyen.