Njeriu që i mbijetoi “ferrit”, futet të shuajë zjarrin me ekskavator, shpëton për mrekulli

Publikuar më: 19/7/2022, ora 16:25

Njeriu që i mbijetoi “ferrit”, futet të shuajë zjarrin me ekskavator, shpëton për mrekulli

Publikuar më: 19/7/2022, ora 16:25

Zjarre të mëdha kanë përfshirë provincën e Zamora-s në Spanjë.

Qindra zjarrfikës kanë luftuar me flakët që u përhapën me shpejtësi drejt zonave të banimit, duke detyruar qytetarët të lënë pas gjithçka dhe të evakuohen.

Por vëmendjen e ka rrëmbyer një burrë spanjoll, i cili është futur mes pyllit të ndezur, me një ekskavator, për të shuar sadopak zjarrin e përmasave masive.

Megjithatë, Angel Arjona ka dalë duke vrapuar nga pylli, me rrobat në flakë. Ai ka mundur të shpëtojë, ndërsa është dërguar në spital me djegie të rënda.

Miku i tij Juan Lozano ka rrëfyer edhe njëherë dinamikën e ngjarjes.

“Miku im u dogj dhe rrezikoi jetën, ndërsa makina e tij e punës u shkrumbua mes flakëve. Ai është lënduar, por fatmirësisht është nisur shpejt me helikopter në spital. Ne po shpresojmë të jetë mirë.”

Me qindra hektarë tokë janë shkrumbuar nga flakët, ndërsa lufta me temperaturat e larta, ka pushtuar tashmë prej ditësh të gjithë Spanjën.