Tronditet Borussia Dortmund, zëvendësuesi i Haaland diagnostikohet me tumor

Publikuar më: 19/7/2022, ora 11:57
borussia

Tronditet Borussia Dortmund, zëvendësuesi i Haaland diagnostikohet me tumor

Publikuar më: 19/7/2022, ora 11:57

Borussia Dortmund i ka tronditur tifozët e saj me lajmin e publikuar së fundmi. Afrimi i bujshëm në merkaton e verës, Sebastian Haller, ka zbuluar se është me tumor në testikuj.

Haller kishte shprehur shqetësime të vazhdueshme dhe mungoi në ndeshjen miqësore ndaj Valencias për të mos rrezikuar. Ai braktisi Zvicrën, ku skudra po përgatitet, dhe është rikthyer në Gjermani për t’u nënshtruar kurave në qendrat shëndetësore të specializuara.

Haller u bë sulmuesi më i kushtueshëm në historinë e Borusia Dortmund, pasi u transferua nga Ajax për 31 milionë euro, plus bonuset.