Amnistia fiskale, Guxholli: Nuk do ta lejojë BE

Publikuar më: 20/7/2022, ora 22:18

Amnistia fiskale, Guxholli: Nuk do ta lejojë BE

Publikuar më: 20/7/2022, ora 22:18

Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli, u shpreh në A2 Business, aty ku u diskutua për amnistinë fiskale, se kjo nismë nuk do të lejohet nga BE-ja, duke qenë se tashmë u hapën edhe negociatat.

“Nuk është koha tani për të bërë amnisti të këtij lloji, aq më tepër sapo hapëm negociatat, bëmë realitet ëndrrën tonë. Tani do të vijnë kushtet rresht dhe kushtet janë krimi, paraja e pistë. Me ngadalë se nuk kanë ardhur akoma.

Ata nuk e kanë thënë në asnjë vend se ne nuk çajmë kokën nga hynë paraja. Një ndër pikat kryesore është korrupsioni, paraja e pistë dhe mënyra si zhvillohet ekonomia. Deri tani nuk është marrë me amnistinë, do t’i vijë koha tani”, tha Guxholli.