Amnistia fiskale, Teliti: S’ka shqiptar që me punë të ndershme të ketë 2 mln euro poshtë jastëkut

Publikuar më: 20/7/2022, ora 21:33

Amnistia fiskale, Teliti: S’ka shqiptar që me punë të ndershme të ketë 2 mln euro poshtë jastëkut

Publikuar më: 20/7/2022, ora 21:33

Dorian Teliti, ekspert për ekonominë, i ftuar në A2 Business, ku u diskutua për projektligjin për amnistinë fiskale, u shpreh se nuk ka shqiptar që me punë të ndershme të ketë 2 milionë euro poshtë jastëkut. Ai tha se në treg do të futen paratë e krimit dhe kjo do të prishë konkurrencën.

A ka sot para që qarkullojnë në tregun shqiptar që nuk janë të ligjëruara? Patjetër që ka. A ka nevojë kjo ekonomi për amnistinë e këtyre parave? Po, ndoshta mund të ketë. A është ky projekt i propozuar nga qeveria që i jep zgjidhje përfundimtare kësaj situate? Jo nuk është. Përkundrazi, hap telashe të reja për ekonominë.

Në të kaluarën janë bërë vetëm amnisti financiare, nuk kanë qenë amnisti penale dhe këtu është një dallim shumë i madh. Këtu po përdoren si justifikim, pasi ne nuk besoj se emigrantët shqiptarë që kanë punuar me punë të ndershme mund të kenë deri në 2 milionë euro poshtë jastëkut. Ato miliona euro bëhet vetëm në mënyrë duke shkelur ligjin e Shqipërisë apo të vendeve të tjera.

Ajo që është e shkruar në atë draft hap më tepër problematika. Do të prishet konkurrenca, do të fusë në treg para të krimit nga persona që kanë shkelur ligjin me katër këmbë”, u shpreh Teliti.